MMPH ndan 400 mijë euro për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc
BKT
Lajme

MMPH ndan 400 mijë euro për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun, për ndërtimin e “Parkut Memorial të UÇK-së”, në Jezerc.

Matoshi, ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij parku do të financohet nga Ministria që ai udhëheq me 400.000 euro.

“Ndërtimi i “Parkut Memorial të UÇK-së” në Jezerc – Komuna e Ferizajt do të financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me 400.000 euro.
Sot me Kryetarin Agim Aliu, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për realizimin e këtij projekti.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka thënë ai.

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 2 people, including Fatmir Matoshi, people standing

Image may contain: 2 people, including Fatmir Matoshi, people sitting and suit


MË SHUME NGA Lajme