Kurti takohet me Zaevin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se sot e ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
"Biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian", ka shkruar Kurti në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.
Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.























