Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Bajram Shatri, autor, i cili do të flasë për librin "Arsimi dhe Shkollat e Mesme në Kosovë në Shekullin XX".
Kurse mysafir tjetër do të jetë zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, i cila na njofton më detajisht për investimet në sistemin e rrjetit elektrik.
Në nje lidhje të drejtpërdrejtë Njazi Thaçi, drejtor menaxhues i KEK-ut, do të na njoftojë për prodhimin e energjisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























