Rahoveci me entuziazëm për garat
BKT
Lajme

Rahoveci me entuziazëm për garat

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në vazhdën e takimeve që është duke mbajtur nëpër komuna, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar takim pune në Komunën e Rahovecit me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina dhe me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kleqka.

Temë diskutimi ishte mbarëvajtja e procesit të garave Nacionale në Sport dhe garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, po ashtu u diskutua edhe për organizimin e kampeve dhe ndarjen e shpërblimeve për nxënësit fitues të garave të kaluara.

“Në garat e mbajtura të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritike dhe garat e Diturisë nga komuna e Rahovecit kishim gjithsej 1647 nxënës fitues, kjo e shpërfaq shpirtin garues të nxënësve rahovecian. Ne i përgëzojmë të gjithë fituesit dhe nxënësve që tashmë janë në procesin e garave ju dëshirojmë shume suksese”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa nikoqiri i takimi, drejtori Morina tha se interesimi i madh i nxënësve për këto gara si dhe pjesëmarrja e tyre në to, tregon nevojën që kanë ata për t’i shprehur talentet e tyre.

“Garat e organizuara përmes Programit Nacional për Rininë kanë pasur një impakt pozitiv tek nxënësit. Masiviteti i përfshirjes së nxënësve në gara e vu në dukje nevojën që nxënësit kanë për të shfaqur aftësitë dhe talentet e tyre. Meqenëse edhe gjatë këtij viti shkollor kanë filluar garat, ne si DKA, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe jemi në pritje të listave të nxënëseve fitues të nivelit shkollor dhe kështu të kalohet në fazën e nivelit komunal, ku do të shpallen më të mirët e komunës”, tha drejtori Morina.

Ndërkaq, drejtoresha Kleqka shpreh kënaqësinë që përmes garave, nxënësve të Komunës së Rahovecit, po u mundësohet që me shkathtësitë që zotërojnë të garojnë edhe në nivelin Republikan ku niveli i konkurrencës është i lartë. Ajo tha se “zbulimi i talenteve në fazat sa më të hershme të mundshme, hap horizonte të mëdha për karrierën e nxënëseve dhe njëkohësisht kërkon angazhim më të madh të institucioneve në përkrahjen e tyre”.

Programit Nacional për Rininë, përmes platformave të tij u mundëson të gjithë nxënësve pa dallim që të shprehin aftësitë e tyre nëpër fusha të ndryshme. Aktualisht nxënësit janë duke zhvilluar garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik si dhe garat në Sport në nivelin shkollor.


MË SHUME NGA Lajme