19:10 / 05.11.2019
Reali hap bisedimet me Ruiz
Real Madrid ka filluar bisedimet me mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.
Ruiz është në formë të shkëlqyer te Napoli dhe shumë gjigantë evropianë janë duke kërkuar shërbimet e tij, transmeton KosovaPress.
Sipas raportimeve, Barcelona dhe Manchester City janë duke shfaqur interesim të madh, por “Los Blancos”, dëshiron ‘t’ia vjedhë’ lojtarin brenda afatit dimëror.
Në “Santiago Bernabeu”, disa mesfushorë priten të largohen në fund të sezonit, gjë që ka bërë që klubi të gjejë zëvendësimin e tyre.
Përveç mesfushorëve, Paul Pogba, Van de Beek, Christian Eriksen edhe Ruiz, ka hyrë në listën e të kërkuarve nga gjiganti spanjoll.























