Osmani takohet me zyrtarë evropianë në Bruksel
Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, David McCallister.
Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja, kanë qenë temat për të cilat është diskutuar.
Njoftimi i plotë i Osmanit:
Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, z.David McCallister, ku diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja.























