09:00 / 06.11.2019
Berisha: Objekti i MKRS-së nuk është i përshtatshëm për presidencën
RTKlive
Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) sot sërish do të protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.
Protesta mbahet para objektit të MKRS-së. Labinot Berisha punonjës në MKRS, tha për RTK-në se punëtorët e MKRS-së sërish sot do të dalin në protestë.
Sipas tij objekti i MKRS-ë nuk është i përshtatshëm për presidencën, pasi që është në qendër.
Ndryshe së shpejti presidenca do të zhvendoset në objektin e MKRS-ë.























