Frymëmarrja përmes një ane të hundës lehtëson ankthin
Frymëmarrja përmes anës së majtë të hundës lehtëson ankthin dhe qetëson mendimet e pakuptimta gjatë natës.
Studimi i fundit sa i përket mënyrës së jetesës tregon një teknikë që lehtëson ankthin dhe “marrëzitë” që ju mbajnë zgjuar gjatë tërë natës.
Ky studim tregon për bllokimin e anës së djathtë të hundës dhe frymëmarrjen vetëm përmes anës së majtë e cila ndihmon në qetësimin e sistemit nervor që ndihmon të qetësoheni gjatë fjetjes.
Kjo teknikë për të cilën thuhet se përmirëson ciklin e gjumit, përdoret shpesh si teknikë qetësimi dhe relaksimi në disa pjesë të Azisë, duke përfshirë Japoninë.
Kjo metodë në disa vende quhet edhe si frymëmarrja alternative, që njihet si mënyra më e thjeshtë për të qetësuar mendjen dhe për të kontrolluar emocionet.























