13:34 / 06.11.2019
Ambasadori Nait Hasani: Nuk kemi marrë ftesë për ‘Mini shengenin Ballkanik’
Ambasadori i ri i Kosovës në vendin tonë, Nait Hasani është shprehur për Ora News se ende nuk kanë marrë një njoftim për ‘Mini shengenin Ballkanik’.
Mini Shengen do zhvillohet më 9 nëntor në Ohër.
Është e paqartë nëse gjatë takimit të radhës do të bashkangjitet edhe Kosova.
Takim i parë mes shteteve të Ballkanit për Mini shengen u mbajt në Novi Sad të Serbisë, por Kosova nuk mori pjesë, raporton oranews.























