Studimi amerikan: Gjumi ndikon edhe në pagën tuaj
Dihet botërisht se gjumi ndikon në disponimin dhe shëndetin e një personi, por është e paqartë se si mund të ndikojë gjumi në pagën e një personi.
Një studim i botuar në vitin e kaluar, zbuloi se punëtorët që jetojnë në vendet kur njerëzit marrin më shumë gjumë, kanë tendencë të fitojnë më shumë sesa ata në zonat ku njerëzit flenë më pak.
Studimi i kësaj çështje është i komplikuar: Jo vetëm që gjumi ndikon në punë, por puna gjithashtu ndikon në gjumë.
Në një nivel individual, njerëzit që punojnë më shumë dhe fitojnë më shumë, flenë më pak. Studimet tregojnë se njerëzit me të ardhura më ta larta flenë më pak se ata me të ardhura më të ulëta. Kjo mund të jetë për shkak se njerëzit me të ardhura më të larta kalojnë më shumë kohë duke punua, kështu që ata kanë më pak kohë për gjumë. Për më tepër, të punosh më shumë stresuese dhe stresi prish gjumin.
Por në anën tjetër edhe gjumi i paktë kontribuon në stres. Ai gjithashtu ka ndërlidhje me më shumë konflikte të nesërmen.























