Ky është programi i nesërm në`Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Fillimisht do të infromohemi për konferencën ballkanike "Ujë për të gjithë".
Kurse mysafire e parë do të jetë Pranvera Dobruna-Kryeziu, zv. drejtoreshë e Komitetit Nacional CIGRE, e cila flet për konferencën për sistemin elektroenergjetik, nesër dita e dytë.
Në nje lidhje të drejtpërdrejtë Tahir Shabani, kryetar, na njofton më detajisht për aktivitetet e shoqatës së miqësisë franko-shqiptare.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























