20:20 / 06.11.2019
Haxhiu e habitur pse Maxhuni është dekoruar nga kryeministri në largim
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur se nuk e kupton pse sh-shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni, është dekoruar nga kryeministri në largim.
“Medalja e Skënderbeut?? Pas dorëheqjes, nga kryeministri që është edhe i dorëhequr edhe i humbi zgjedhjet??!!”, ka shkruar Haxhiu në faqen e saj në Facebok.
Maxhuni është dekoruar me medaljen e Skënderbeut nga ana e kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.























