20:32 / 06.11.2019
Zeka: Dekorimi i Maxhunit, gabimi i dytë i Haradinajt
Kryetari i Partisë Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka, e ka parë shumë gabim veprimin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka dekoruar me medaljen e Skënderbeut sh-shefin e AKI-së, Shpend Maxhuni.
Ai ka folur të mërkurën në "Debat" te RTK.
"Dekorimi i Maxhunit është gabimi i dytë i Ramush Haradinajt. Gabimi i parë ka qenë shpallja qytetar nderi i Sali Berishës në Deçan", ka thënë Zeka.
Sipas Zekës, dorëheqja e Maxhunit është efekti i parë i ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.
"Me sa kam informacion Maxhuni do të dërgohet ambasador në Turqi", ka theksuar Zeka.























