Ky është programi i nesërm në`Mirëmengjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në`Mirëmengjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Bujar Gjikolli drejtor në Klinikën e Radiologjisë, i cili do të flasë rreth ditës botërore të radiologëve.

Po ashtu mysafire do të jetë Arta Baruti zëdhënese e festivalit, e cila fletë për vazhdimin e festivalit "Kosova Kamerfest".

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Shpresa Rrahmani instruktore e jogës,e cila na njofton më shumë rreth jogës dhe përfitimet e saj.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme