19:16 / 07.11.2019
Willian zbulon ofertën milionëshe që Chelsea refuzoi nga Barcelona
Sulmuesi brazilian i Chelseas, Willian ka zbuluar se ka marrë një ofertë nga Barcelona të cilën klubi e tij e hodhi poshtë.
Me anë të një interviste të dhënë për ‘DAZN’, Willian ka konfirmuar se mund të ishte larguar shpejt nga Stamford Bridge, e që një gjë të tillë skuadra angleze nuk e lejoi.
“E vetmja ofertë e vërtetë zyrtare që kishte ardhur për mua ishte gjatë vitit të kaluar pas Kupës së Botës, nga Barcelona, por ajo u refuzua”, tha Willian, transmeton Metro.
E famshmja britanike ‘Sportsmail’ ka kuptuar që oferta e Barcelonës ishte me vlerë 50 milion funte.
Me menaxherin Frank Lampard në krye, Chelsea ende nuk i ka ofruar brazilianit një marrëveshje të re me kushte të reja.























