19:32 / 07.11.2019
Ja klubet e interesuara për Pedron
Sulmuesi i Chelseas, Pedro mund të largohet gjatë afatit të janarit nga “Stamford Bridge”.
Spanjolli nuk po arrin të luajë në formacionin e “bluve”, derisa kontrata i skadon në fund të sezonit.
Në mënyrë që të mos largohet si lojtar i lirë, klubi mund ta shesë gjatë afatit dimëror.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, mbetet i lidhur me një kalim në Kinë, por interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe gjiganti turk Fenerbahçe.
Gjatë këtij sezoni Pedro ka luajtur vetëm tri ndeshje në Premier Ligë.























