Keita: Mane është duke përjetuar momentet më të mira
BKT
Sport

Keita: Mane është duke përjetuar momentet më të mira

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita, ka thënë se bashkëlojtari Sadio Mane është duke përjetuar momentet më të mira në karrierë.

27-vjeçari këtë sezon është lojtari kryesor në klub pasi ka shënuar 10 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Keita beson që futbollisti senegalez është në formë shumë të mirë dhe beson që do të vazhdojë në këtë mënyrë. 

“Është duke jetuar momentet më të mira, andaj varet prej tij për të mbetur i fokusuar dhe të vazhdojë. E njoh si person që dëshiron të arrijë gjithnjë e më shumë dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

“Reds” mbesin të pamposhtur në kampionatin anglez, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë pasi do të ndeshen me rivalin kryesor, Manchester City.