Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës me dinjitet
BKT
Lajme

Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës me dinjitet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kadri Veseli do ta mbrojë pastërtinë e luftës me dinjitet.

Ai ka komentuar kështu pas pranimit të ftesës nga Gjykata Speciale prej anës së liderit të PDK-së.

"Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.

RH", ka shkruar Haradinaj në Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme