Shënohet ‘Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve’
BKT
Lajme

Shënohet ‘Dita Botërore e Planifikimit të Qyteteve’

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor /Instituti për Planifikim Hapësinor mban tryezën e rrumbullakët, me rastin e 8 Nëntorit - “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”.

Tema e këtij viti është “Lagjja” si element themelor i organizimit funksional dhe urbanistik të qyteteve/vendbanimeve tona.

Folës në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues nga: MMPH, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Fakulteti i Arkitekturës, UN-Habitat, Komuna e Prishtinës etj.

Me këtë rast MMPH do të shpallë edhe rezultatet e konkursit të fotografisë me temën “Njoftohu me lagjen time”. Qëllimi i kësaj gare është që përmes fotografisë të prezantohen të gjitha lagjet e Republikës së Kosovës.

Çmimet që do të ndahen në këtë konkurs janë: Vendi i parë 500€, Vendi i dytë - 200€, Vendi i 3 tretë - 100€.


MË SHUME NGA Lajme