Ngjarjet e datës 8 nëntor
BKT
Lajme

Ngjarjet e datës 8 nëntor

Ngjarjet e datës 8 nëntor 2019.

Punëtorët e Infrakosit protestojnë duke kërkuar rrogat e shtatorit dhe tetorit (Stacioni i trenit në Fushë Kosovë, ora 08:00)

Përfundon kampanja “Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schärf” ku 10% e blerjeve të këtyre produkteve në 6 pika të Meridian Express u dedikua për fondacionin humanitar  “Action for Mothers and Children”. (Meridian Express në Arbëri, ora 09:30)

Fillojnë punimet e kanalit të kullimit në fshatin Nagac të Rahovecit. (Ora 11:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave për 85% të përfituesve të rinj të granteve start-up. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Zyra Kombëtare e Auditimit mban konferencën “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 13:00)

Vihet gurthemeli i çerdhes në fshatin Xërxë. (Ora 14:00)




MË SHUME NGA Lajme