Shqiptaro-amerikanët i dalin eprorëve të UÇK-së në mbrojtje

Shqiptaro-amerikanët i dalin eprorëve të UÇK-së në mbrojtje

Pas ftesave të fundit për intervistim në Hagë nga Gjykata Speciale, ku të ftuar janë dy eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramiz Lladrovci, ka pasur reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj.

Shumica e këtyre reagimeve janë në mbeshtetje të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili dje njoftoi se ka marrë ftesë që më 4 dhjetor të paraqitet në Prokurorinë e Dhomave të Specializuara në Hagë. Po ashtu, mbështetje për eprorët e UÇK-së ka ardhur edhe për tej Atlantikut.

Veprimtari dhe ish ushtari i UÇK-së, Uk Lushi i cili jeton dhe SHBA i ka dalë në krah Kadri Veselit. “Kur është çështja për mbrojtjen e interesit nacional nga cilido shqiptar, natyrisht, jam me Kadri Veselin në balllafaqimin e tij me Hagën. Gjykata Speciale vetëm sa do ta pastrojë shkëlqimin e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Lushi.

Në anën tjetër, analisti i njohur Bleron Baraliu, i cili po ashtu jeton në SHBA, ka kërkuar nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti që ta zhbëjë Gjykatën Speciale, ashtu siç pati premtuar sa ishte në opozitë. 

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale