Ja si ndryshon tabela e Superligës pas fitores se Prishtinës
BKT
Sport

Ja si ndryshon tabela e Superligës pas fitores se Prishtinës

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Llapi.

Prishtinasit fituan me rezultatin e thellë 4:1 në “Zahir Pajaziti”, për të qëndruar në hap me skuadrat që luftojnë për titull, transmeton Olle.

Në anën tjetër, ndeshja në Drenas mes Feronikelit dhe Dritës u mbyll baras, 0:0.

Ky barazizm nuk iu konvenoi asnjërës prej skuadrave, pasi që ato po luftojnë për kreun.