16:22 / 09.11.2019
Klopp: Liverpool-i s’ka para për ta blerë Mbappe-n
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij nuk mund ta blejë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, raporton RTKLive.com.
Super-talenti francez është në shënjestër të top-klubeve evropiane, përfshirë edhe gjigantin anglez, Liverpool.
Strategu gjerman mendon se Liverpool nuk ka para për ta blerë Mbappe-n. Madje, sipas tij, nuk ka klub në botë që në këtë moment mund ta blejë francezin.
“Janë disa arsye pse nuk mund ta transferojmë Mbappe-n. Natyrisht që është çështja e parave, s'ka shanse”, tha Klopp.
“Nuk mendoj që ka ndonjë klub në botë që mund ta blejë Mbappe-n nga PSG”, theksoi gjermani.























