Xhaka: Do të vazhdojë të ‘luftoj’ dhe të bëjë më të mirën
BKT
Sport

Xhaka: Do të vazhdojë të ‘luftoj’ dhe të bëjë më të mirën

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka premtuar se do të vazhdojë të ‘luftojë’ për të kthyer ribesimin e tifozëve.

Që nga aksidenti në barazimin ndaj Crystal Palace, kosovari nuk ka luajtur në fanellën e “topçinjve”, derisa dje klubi u mposhtë nga Leicester me rezultat 2-0.

27-vjeçari ka thënë se do të vazhdojë të bëjë më të mirën në çdo stërvitje dhe beson që aksidenti që ka ndodhur është sqaruar.

“Mund të siguroheni që do të vazhdojë të luftoj dhe të bëjë më të mirën në çdo stërvitje. Mendoj që java e kaluar ka qenë e mirë dhe jam gati. Jam duke ia dal shumë mirë, kam trajnuar javën e kaluar mirë dhe jam i gatshëm për ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.

Arsenal në ndeshjen e radhës do të pres në “Emirates Stadium”, Southamptonin.