Juventus-AC Milan, formacionet e mundshme
BKT
Sport

Juventus-AC Milan, formacionet e mundshme

Sot do të zhvillohet super derbi në kampionatin italian mes Juventusit dhe AC Milanit.

“Zonja e Vjetër”, kërkon vetëm tri pikë në mënyrë që të jetë përsëri lider në Seria A, ndërsa “rosonerët”, kërkojnë fitore në mënyrë që të fillojnë të rikthehen në formën e duhur. Juventus vazhdon të jetë i pamposhtur në të gjitha garat, ndërsa Milan në ndeshjen e fundit u mposhtë nga Lazio në “San Siro”.

Te kampioni i Italisë pritet të mungojë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, për shkak se vuan nga një lëndim në gju, ndërsa te “kuq e zinjtë”, priten të jenë të gjithë të pranishëm. 

Juventus(4-3-1-2): Szczesny, Cuadrado, Bonucci, Rugani, Sandro, Ramsey, Pjanic, Matuidi, Costa, Dybala, Higuain.   

Milan(3-4-2-1): Donnarumma, Duarte, Romagnoli, Rodriguez, Conti, Bennacer, Krunic, Hernandez, Suso, Calhanoglu, Piatek.