11:01 / 11.11.2019
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 33 aksidente
33 aksidente janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në bazë të statistikave të Policisë.
Sipas Policisë 14 nga to kanë përfunduar me lëndime ndërsa 19 vetëm me dëme material.
Policia gjatë 24 orëve ka shqiptuar 1221 tiketa trafiku, 17 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje ndërsa vetëm një është dërguar në vuajte të dënimit.
Statistikat
Aksident me fatalitet 0
Aksident me të lënduar 14
Aksident me dëme materiale 19
Tiketa trafiku të shqiptuara 1221
Persona të arrestuar 17
Persona në mbajtje 12
Persona në vuajtje të dënimit 1
























