KQZ pret ankesat e mundshme në Supreme para se të procedojë vendimet e PZAP
Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor, por që sipas KQZ ky institucion duhet të presë afatet ligjore për të proceduar tutje. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili tha se në vendimet e PZAP ka këshilla juridike që lejojnë ankesë kundër vendimeve të PZAP-së në Gjyka
Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në.
Gjatë ditës së sotme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka vendosur për 100 ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.
23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe 1 ankesë konstatohet e tërhequr.























