19:38 / 11.11.2019
Te NISMA thonë se s`është momenti për të folur për hyrjen në qeverinë e re
Te NISMA Socialdemokrate konsiderojnë që është herët të flitet për atë nëse ky subjekt do të përfshihet në qeverinë e re.
Sekretari i Nisma-së, Bilall Sherifi, nuk e ka parë momentin e duhur për të folur për këtë çështje.
Ai tha se ende është herët të flasim për këtë, transmeton Indeksonline.
“Herët është. Pas certifikimit, flet kryetari për këtë çështje”, është shprehë Sherifi.
Sot PZAP mori vendim që votat e ardhura nga Serbia të anulohen. Kjo i shkoj më së shumti për shtati koalicionit Nisma-AKR-PD.























