Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Shefqet Cakolli kryetar i shoqatës, i cili do të flasë për 25-vjetorin e shoqatës kulturore "Dardania", në Zvicër.
Po ashtu mysafire do të jenë Naxhije Pajaziti Arifaj drejtoreshë për komunikim në KEDS si dhe
Drenusha Gashi ish-studente,inxhiniere, të cilat na njoftojnë për "Keds Academy VII", hap dyert për nxënës dhe studentë.
Në lidhje direkte do të flas Agron Bajraktari rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i cili na njoftonë më shumë rreth nisjes së konferencës për bashkëpunimin e Universitetit me Industrin në Inovacion.
Gjithashtu në një lidhje direkte do të jetë Shkumbin Kastrati drejtor i Shërbimeve Publike, i cili do të na njoftojë më shumë rreth projekteve në Komunën e Gjakovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























