Ngjarjet e ditës
RTKlive
Ngjarjet e datës: 12 nëntor 2019.
09:00
Mbahet takimin vjetor i ministrave të Bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore, me ç’rast Kosova merr udhëheqjen për një vit të Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:00
Universiteti i Shkencave të Aplikuara (UShA) në Ferizaj organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (UShA, Ferizaj)
10:00
Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë)
10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 174-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit)
11:00
Lansohet projekti “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, mbështetur nga MCC. Merr pjesë dhe administratori i USAID-it, Mark Green. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:00
ORCA publikon raportin “Borgjezia e Akademisë”, për të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
12:00
Grupi i Tifozëve “Dardanët” mban konferencë për medie në lidhje me përgatitjet e bëra për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë dhe Anglisë. (Selia e “Dardanëve”, përballë ish-Fabrikës së Tjegullave, Prishtinë)
12:00 / 14:00
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komuna e Kamenicës inskenojnë situata të fatkeqësive natyrore. Në ora 12:00 mbahet mbledhje e Shtabit Emergjent, kurse në ora 14:00 bëhet intervenimi në shkollat e mesme. (Kamenicë)
15:00
Administratori i Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Mark Green, takon të rinjtë me rastin e lansimit të platformës së internetit “Të rinjtë prijnë”. (Salla “Atele”, Pallati i Rinisë, Prishtinë)
18:00
Përfaqësuesja e Kosovës mban stërvitjen e radhës para ndeshjes me Çekinë për Euro 2020. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
19:00
OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold”, një tregim për vështirësitë me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, Prishtinë)
19:00
Hapet ekspozita “Dekonstruksion”, kuruar nga Majlinda Kelmendi. (Muzeu Kombëtar, Prishtinë)
20:00
Jepet repriza e shfaqjes “Koprraci” nga Molieri dhe me regji nga Elmaze Nura. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)























