Thaçi: Perspektiva për paqe të qëndrueshme është integrimi në NATO dhe BE
BKT
Lajme

Thaçi: Perspektiva për paqe të qëndrueshme është integrimi në NATO dhe BE

RTKlive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë. Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale.

Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH /


MË SHUME NGA Lajme