16:58 / 12.11.2019
Kosovë - Angli, bie nga sistemi faqja online e biletave
Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.
Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’.
Teksa kanë kaluar vetëm disa minuta nga fillimi i shitjes së biletave, kanë filluar të vërehen parregullsitë e para në uebfaqen ku bëhet blerja online e biletave, ‘tiks app’.
Faqja duket se është e bllokuar teksa aty shfaqet një mesazh ku thuhet se “nuk mund të kyçeni”, derisa nuk shfaqet asgjë tjetër.























