18:35 / 12.11.2019
Një i vdekur në aksidentin në magjistralen Podujevë – Prishtinë
Një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për lajmi.net.
“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.
Tutje ai shtoi se njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend-ngjarje.























