10:21 / 13.11.2019
Pas Xhakës , edhe një futbollist tjetër e “refuzon” Shqipërinë
Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.
Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol të ngjashëm me mesfushorin e Baselit por as ky i fundit nuk ka kthyer një përgjigje konkrete dhe nuk i është bashkuar ende kombëtares shqiptare.
Ditën e sotme do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo./KP/























