Chelsea me rregulore të ashpër, gjobë 20 mijë euro kush vonohet
BKT
Sport

Chelsea me rregulore të ashpër, gjobë 20 mijë euro kush vonohet

Gjobat bëhen pjesë e rregullores së Chelsea. "Blutë e Londrës" po kalojnë një formë të shkëlqyer si në kampionat ashtu edhe në Europë dhe kjo falë rregullave strikte të trajnerit, Frank Lampard.

Ish mesfushori i londinezëve ka shqiptuar një kod të rreptë disiplinor, ku bie në sy një listë e gjatë gjobash. Lojtarët të cilët nuk paraqiten në kohë për seancën stërvitore do të marrin një gjobë prej 20 mijë paund, transmeton oranews.

Ata që hyjnë vonë në mbledhjet e ekipit mund të presin që të gjobiten me një shumë prej 500 paundë në minutë dhe ata që nuk janë në kohë për stërvitje, vizitat mjekësore ose për të hipur në autobus para ditës së ndeshjes do të gjobiten me 2.500 paundë.

Ndezja e telefonit në mbledhjen e ekipit ose konsumimin e ushqimit do i kushtojë plot 1 milion paund gjobë xhepave të lojtarëve. Me të njëjtë shifër penalizohet edhe veshja e gabuar në ditën e ndeshjes, teksa mos sinjalizimi i dëmtimeve apo sëmundjes një ditë para ndeshjes do të gjobitet me 10 mijë paundë.

Gjobat monitorohen dhe mblidhen nga stafi i trajnerit të 1 herë fituesve të Champions League dhe dyfishohen nëse nuk paguhen brenda 14 ditësh, me të gjitha fondet që shkojnë për bamirësi dhe aktivitete të ekipit.