​United dëshiron rikthimin e Depay
BKT
Sport

​United dëshiron rikthimin e Depay

Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho e ka pranuar se Manchester United po shfaq interesim për sulmuesin Memphis Depay.

Futbollisti holandez është larguar në janar të vitit 2017 në Ligue 1, pas 18 muajve të vështirë në “Old Trafford”.

Tottenhami që një kohë është duke treguar interesim për Depay dhe disa spekulime thonë që janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro.

Por, Juninho ka pranuar se Manchester United është klubi kryesor që dëshiron ta rikthejë holandezin.

“Është e vështirë që United dëshiron ta blejë Memphis. Këto gjëra ekzistojnë në futboll. Mirëpo, nuk kam pranuar ndonjë ofertë. Çdo vit që ndonjë lojtar ka një vit në kontratë, ka bisedime të ndryshime. Por, besoj që është i lumtur në Lyon për momentin”, deklaroi ai.

Depay këtë sezon ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje duke përfshirë katër gola në Ligën e Kampionëve.