Kërkohet vetëdijësim kolektiv për parandalimin e përdorimit të drogave
BKT
Lajme

Kërkohet vetëdijësim kolektiv për parandalimin e përdorimit të drogave

Organizimi po mbahet në kuadër të Task Forcës kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguria në shkolla, e udhëhequr nga Avdullah Hasani.

Avdullah Hasani u shpreh se duhet të ndodhë një vetëdijësim kolektiv për të ndaluar shpërndarjen e narkotikëve.

”Të fillojmë vetëdijësimin e gjeneratës së re kundër narkotikëve. Në Kosovë na merr kohë, por në bashkëpunim me institucionet tjera do ta ndalim shpërndarjen e narkotikëve. Edhe prindërit tanë kanë përgjegjësi për një vetëdijësim kolektivë, që mos me ardhur sot në një shtrirje kaq të madhe të përdoruesve të narkotikëve”.

Edhe dekani i AAB-së, Petrit Bushi, tha se duhet të ketë sa më shumë vetëdijësim që të ndalohet përdorimi i narkotikëve.

”Ajo që më ka shqetësuar më shumë është që ka një tendencë që të ulet mosha mesatare e përdoruesve të narkotikëve. Aktivitetet e tilla nuk duhet të pushojnë, duhet të jenë të vazhdueshme që të rritet vetëdijësimi i gjeneratave të reja kundër narkotikëve. Vazhdon diskutimi mes studentëve se si të luftohet kjo dukuri negative”.


MË SHUME NGA Lajme