17:28 / 14.11.2019
Lacazette: Lojtarët mbështesin Emeryn
Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka thënë se lojtarët e mbështesin trajnerin Unai Emery.
Arsenal vazhdon me rezultate jo të mira në kampionatin anglez gjë që ka shkaktuar shumë kritika për teknikun spanjoll. Shumë persona kanë kërkuar edhe shkarkimin e tij gjatë afatit dimëror, por futbollisti francez thotë se lojtarët kanë besim te trajneri i tyre.
“E mbështesim trajnerin dhe jam i sigurt që edhe klubi beson. Jemi duke punuar së bashku. Jemi duke bërë gjithçka për t’u përmirësuar. Nuk jemi në formën më të mirë, por mbesim liderë në Ligën e Evropës. Duhet të punojmë dhe të qetësohemi, andaj mund të vazhdojmë përpara”, deklaroi ai.
Arsenal është në vendin e shtatë në tabelë me 17 pikë, 17 më pak se lideri Liverpool.























