20:45 / 14.11.2019
Nis ndeshja Çekia-Kosova, “Dardanët” synojnë fitore
Ka startuar ndeshje ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, e cila po luhet në “Dossan Arena”, në Plzen të Çekisë, raporton RTKLive.com.
Çekët dhe “Dardanët” përballen në sfidën vendimtare për kualifikim në Evropian e ardhshëm.
Futbollistët e Kosovës, të përkrahur nga një numër tifozësh që në Plzen kanë udhëtuar nga vendet e ndryshme evropiane, synojnë fitore në mënyrë që të bëjnë hapin gjigant, drejt ëndrrës sonë, kualifikimin në EURO 2020.
Skuadra jonë e hendikepuar pa Vedat Muriqin e lënduar, aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një pikë më pak se Çekia, derisa Anglia është lidere e Grupit me 15 pikë të tubuara.























