Shënohet dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor
BKT
Lajme

Shënohet dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

RTKlive

Policia e Kosovës, në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, sot organizojnë tryezë për shënimin e kësaj dite.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës bashkërisht me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës ka marrë iniciativën për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”, duke organizuar kështu fushata vetëdijësuese për të rinjtë, respektivisht studentët e universiteteve publike në Republikën e Kosovës.

Në këtë kuptim, me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve tona në shënim të kësaj dite ndërkombëtare të sigurisë, kemi organizuar një tryeze të përbashkët ku do të paraqiten ngjarjet kryesore nga kjo iniciativë, vizitat dhe efektet që ka arritur shënimi i fushatës. Poashtu, duke qenë se kjo ditë shënohet ndërkombëtarisht nga shumë institucione relevante, do të shihet mundësia që edhe tek ne kjo ditë të marrë vëmendjen e duhur me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor.

 

 


MË SHUME NGA Lajme