10:06 / 15.11.2019
Gjatë ditës së djeshme, 44 aksidente e 17 të lënduar
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka ndodhur gjithsej 44 aksidente në trafikun ruugor, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh, 17 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar me të lënduar.
Policia njofton se ka shqiptuar rreth 1,500 tiketa për kundërvajtësit në trafik.
Force e rendit publik ka bërë të ditur se ka arrestuar 22 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.























