11:18 / 15.11.2019
Po iknin drejt Kosovës, kapen 15 klandestinë në Drinin e Zi
Policia e Kukësit ka kapur 15 klandestinë të cilët kishin destinacion Kosovën.
Klandestinë me shtetësi kurde dhe siriane u kapën tek ura e Drinit të Zi mbrëmjen e djeshme, transmeton oranews.
Në mesin e klandestinëve janë 4 gra e fëmijë.
Ata po merren në pyetje nga policia e Kosovës.
Foto: Ilustrim























