Austria do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë
BKT
Lajme

Austria do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë

Ministria e Arsimit po mban tryezën dhe punëtorinë me temë “Status quo e zhvillimit të kërkimit dhe inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së R&I në Kosovë” mbështetur nga projekti Heras, i cili përkrahet nga qeveria e Austrisë.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ambasadori austriak, Christoph Weidinger, i cili tha se nëpërmjet projektit Ada, shteti i tij ka mbështetur Kosovën në fushën e arsimit dhe shkencës dhe se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij prezantimi të koncept dokumentit u dhanë edhe rekomandimet, sipas të cilëve këshilli kombëtar për shkencë duhet të funksionalizohet.


MË SHUME NGA Lajme