Cakaj kërkon Kosovën në UNESCO: Është shtet i pavarur me potencial të lartë
BKT
Lajme

Cakaj kërkon Kosovën në UNESCO: Është shtet i pavarur me potencial të lartë

Në një reagim në llogarinë e tij në “Twitter”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka theksuar se një organizatë si UNESCO, që synon të arrijë universalizimin, nuk mund të mos ketë pjesë të saj Kosovën, një shtet të pavarur me potencial të lartë, si për këtë organizatë në përgjithësi, ashtu edhe për rajonin e Ballkanit në veçanti.

“Kosova si shteti më i ri i pavarur në Evropë, është një vend me potencial të jashtëzakonshëm, i cili nuk duhet të shmanget dhe nuk duhet të përballet më me fushatën çorientuese të Serbisë kundër saj”, shprehet Cakaj në postim.

Po ashtu, Cakaj tha se ka denoncuar fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës.    

“E bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO “, mbyllet postimi i Cakajt.


MË SHUME NGA Lajme