Lëndohet rëndë James Rodriguez, rrezikon të mbyllë sezonin
BKT
Sport

Lëndohet rëndë James Rodriguez, rrezikon të mbyllë sezonin

James Rodriguez duket se ka qenë i pafat në këtë grumbullim me Kombëtaren e Kolumbisë.

Mesfushori i Real Madridit është lënduar në gjurin e majtë gjatë seancës stërvitore dhe menjëherë është shtrirë në tokë, për t’u dërguar më pas në infermieri.

Dyshimet e para flasim për një këputje të ligamentit, çka do të thoshte se sezoni i fantazistit mbyllet para kohe. Megjithatë, analizat e radhës do të tregojnë me detaje për seriozitetin e dëmtimit. 

Një periudhë e pafat kjo për James Rodriguez, i cili po shijon shumë pak minuta me Real Madridin.Futbollisti kërkoi largimin nga “Los Blancos” në merkaton verore, teksa kishte kërkesa nga Napoli dhe Atletico Madrid, por në fund mbeti pjesë e skuadrës së Zidane.

Por, francezi nuk e ka preferuar, ndërsa tashmë nëse konfirmohet dëmtimi, James do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit jashtë fushave të blerta.