Te NISMA thonë se komunikata e VV-së është kërcënim
BKT
Lajme

Te NISMA thonë se komunikata e VV-së është kërcënim

Skender Reqica, anëtari i kryesisë në Nismën Socialdemokrate, e quan kërcënim të drejtpërdrejtê ndaj institucioneve të drejtësisë një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai duke reaguar në rrjetin social Facebook ka theksuar se veprimet e VV nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetutshmërinë. 

POSTIMI I PLOTË:

Komunikata e LVV-së është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë.
Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë. Atë po e bënë edhe LVV-ja.
Lëvizja Vetëvendosje me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetushmërinë.
Ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti!
Çfarë shprese për ndryshim është kjo, kur ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor. Ajo nuk po tregon se si ndërtohet shteti i së drejtës, por si kapet shteti dhe institucionet e pavarura të tij.
Pra ky është angazhim konkret në kapjen e shtetit!
Pikërisht, Vetëvendosje është partia e fundit në Kosovë që mund të flasë për pastërti elektorale, veçanërisht pas tentimit të turpshëm për të kontrabanduar pakot nga Serbia dhe për të grabitur mandate.


MË SHUME NGA Lajme