Ambasada Amerikane uron 337 ushtarët e rinj të Kosovës
BKT
Lajme

Ambasada Amerikane uron 337 ushtarët e rinj të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka uruar 337 rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sot FSK’së i janë bashkuar edhe 337 rekrutë të rinj për vitin 2019.

Me këtë rast në Kazermën ‘Adem Jashari’ është mbajtur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj.

E lidhur me këtë ka shkruar edhe Ambasada Amerikane në 'Facebook'.

Ambasada ka thënë se FSK është më e fortë kur ushtarët e saj përfaqësojnë etnitë që jetojnë në Kosovë.

Më poshtë keni postimin e plotë në 'Facebook'.

 


MË SHUME NGA Lajme