07:32 / 17.11.2019
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Nazar Mehmeti, president i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe Naim Dedushaj, themelues, të cilët do të flasin për bashkëpunimin e bizneseve shqiptare.
Kurse mysafirët tjerë do të jenë Rrezarta Dushi dhe Krenare Dushi, kitariste, të cilat do të flasin për pasionin për muzikën.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























