Presidenti Thaçi deklarohet para ndeshjes Kosovë-Angli

Presidenti Thaçi deklarohet para ndeshjes Kosovë-Angli

Ndërkohë që ka mbetur më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes kualifikuese Kosovë-Angli për evropianin 2020, vjen edhe reagimi i presidentit të vendit tonë.

Në një koment në Facebook, presidenti Hashim Thaçi thotë se ndihet krenar me lojtarët e Kosovës dhe se pret fitore.

“Me mikpritjen tonë i fituam zemrat e botës, ndërsa sonte duhet ta fitojmë edhe betejën në fushën e gjelbër kundër Anglisë. Krenar me kombëtaren tonë dhe tifozët e flaktë. Përpara Kosova! HTH”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Angli nis në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe transmetohet në RTK 1.