Filmi "Triumph", regjisori zbulon gjithçka: Më frymëzoi droni në Serbi

Filmi "Triumph", regjisori zbulon gjithçka: Më frymëzoi droni në Serbi

Vetëm pak ditë më parë, në kinematë e vendit por jo vetëm ka nisur transmetimi i filmit "Triumph", ku tregon gjithë rrugëtimin e kombëtares shqiptare në Euro 2016.

Regjisori i filmit, Kreshnik Jonuzi tregoi për "OraNews" se nga ku lindi idea, por edhe personazhin kryesor të filmit.

"Ka ecur mirë. Arritëm që t'i emocionon lojtarët. E bëmë premierën në Varshavë, në Amerikë, Brazil. Tani që e kemi mbaruar filmin ia kemi treguar kombëtaren. I bezdisja për çdo ditë dhe Hysaj e Roshi më thanë tashmë se tani e kuptuan se për çfarë i ndiqte gjithandej. Tani bëj filma për lojtarët amerikan. Kjo ishte një ide para ndeshjes me Serbinë, por kur ndodhi ai droni ishte diçka më e bukur për të bërë një gjë të tillë. Loriku ishte zemra e ekipit kombëtar dhe ishte protagonist edhe për filmin tonë. Tregonte historinë e vet por edhe të tjerëve. Ishte një gjë që Loriku mund ta tregojë për të gjithë, Malin e Zi, Kosovën, Diasporën dhe diçka e tillë është e mirë për të gjithë".